Lehtësimi gradual i kufizimeve. Disa shtete po i rikthehen normalitetit, ja si po veprojnë

Qytetarët në Republikën Çeke mund të blejnë në disa dyqane, të luajnë tenis dhe të notojnë. Austria planifikon të rihapë dyqanet e vogla pas Pashkëve. Danimarka do të rihapë kopshtet dhe shkollat gjatë javës së ardhshme, nëse rastet e reja me koronavirus qëndrojnë në këtë nivel. Kurse Norvegjia planifikon një rikthim në normalitet më të avashtë.