Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lehtësimi i masave. Të moshuarit më të kujdesshëm, preferojnë mbajtjen e maskave

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 14:14 | Sociale
Lehtësimi i masave. Të moshuarit më të kujdesshëm,

Pas 1 qershorit, maska nuk është me detyrim. Komiteti doli në këtë vlerësim pas situatës së përmirësuar pandemike, ndonëse në javët e fundit qytetarët nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente publike. 

Prej 15 tetorit, mbajtja e maskës në çdo ambient u bë e detyrueshme me ligj. Pas më shumë se 6 muajve, ky detyrim do të hiqet, e si rrjedhojë zbuten edhe kufizimet e lëvizjeve dhe aktiviteteve. Për qytetarët ishte një vendim i pritshëm, megjithëse janë të ndërgjegjshëm se kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt.

https://a2news.com/2021/05/29/tkurrja-e-pandemise-vera-parashikohet-e-qete-por-kujdes-me-afrimin-e-vjeshtes/

Të moshuarit janë ata që do të vazhdojnë ta mbajnë maskën në ambiente të hapura. I druhen sërish virusit, ndikuar edhe nga vitet e jetës që kanë mbi supe. 

Ndonëse autoritetet kanë lehtësuar kufizimet, janë mjekët infeksionistë ata që apelojnë vazhdimisht për kujdes, e sidomos në periudhën e verës. Në Facebook, Tritan Kalo shkroi: “Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Covid-19. Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit. Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë të vitit, ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetra e dhjetra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë”. 

Incidenca e infektimeve në vendin tonë kanë zbritur në 14 për 100 mijë banorë, më e ulta nga të gjitha vendet e Europës. Këshilli i Kryeministrave të BE-së vendosi si kriter për një situatë të quajtur relativisht të mirë shifrën 75 për 100 mijë banorë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli