Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lekët e Drejtësisë, Ibrahimaj: Në 2022 financim të plotë për Vettingun

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 13:46 | Ekonomi
Lekët e Drejtësisë, Ibrahimaj: Në 2022 financim të

Qeveria ka parashikuar financim të plotë për organet e vetingut. Edhe pse mandati i përfundon në muajin qershor dhe zgjatja e afatit është futur në ngërç, fondi për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik do të jenë të plota.

“Buxheti i vitit 2022 ka akomoduar kostot vjetore të institucioneve të drejtësisë duke përfshirë edhe politikat e reja për SPAK dhe BKH, si edhe financimin e plotë të institucioneve për rivlerësimin kalimtar të magjistratëve”, tha Ibrahimaj.

Prezenca e Ministres së Financave në Komisionin e Ligjeve nuk kaloi qetë. Opozitarët kërkuan përgjigje për fondet që janë parashikuar për gjyqet e arbitrazhit, një çështje të cilën mazhoranca nuk pranoi që të hetohej nga parlamenti.

“Arsyeja pse ne i publikojmë këto vendime që janë në proces dhe arsye pse i kemi pjesë të projektbuxhetit si kontigjencë, janë pikërisht për përgjegjshmërinë e Ministrisë së Financave që në rast se do të materializohet një apo dy apo tre apo do të përfundojë në total procesi i arbitrazhit, ne t'i përfshijmë në buxhet në momentin e parë”, shtoi ministrja.

Pas shqyrtimit në parim, në Komisionin e Ligjeve do të vijnë titullarët e institucioneve të pavarura ku do të nisin negociatat për të marrë më shumë para nga arka e shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani