Lënia e pasaportës shqiptare, shifrat priten në rritje. Europa preferohet për kushtet e jetesës

Jo vetëm po largohen, por vazhdojnë të braktisin edhe shtetësinë. Për një pasaportë europiane rreth 3724 shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia e vendit të tyre në 7 vitet e fundit. Shifrat vlerësohen alarmante edhe në periudhën 2008-2013 kur u shënuan 3808 lënie shtetësie.