“Lëviz Albania”, aktivizëm përmes fotografisë nën karantinë

“Aktivizmi virtual përmes fotografisë në kohët e distancimit social” është titulli i një konkursi fotografie i organizuar nga Lëviz Albania, i cili ka dy qëllime: Të nxisë ndjenjën e solidaritetit njerëzor, frymës komunitare dhe mbështetjes së atyre që kanë nevojë; si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi mënyrën se si qëndrimi në “karantinë” dhe distancimit social, ka ndikuar në jetën e përditshme. Rezar Balla nga Lëviz Albania na tregon më shumë në “Dita jonë”.