Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lëvizja e lirë në BE, Shehu: Penalitete për 40 mijë shqiptarë, shkelën afatet

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 14:19 | Aktualitet
Lëvizja e lirë në BE, Shehu: Penalitete për 40 mijë

Që prej vitit 2010 shqiptarët kanë të drejtë të lëvizin pa viza në BE dhe të qëndrojnë për një periudhë 90 ditore.

Por kjo e drejtë është shkelur nga mijëra shqiptarë, që po përballen me masa ndëshkimore nga vendet e zonës Shenget.

“Numri i personave ndaj të cilëve është marrë masa e deportimit apo të dënimeve të karakterit administrativ dhe ekspulseve nga vende që pjesë e marrëveshjes Shengen është i konsiderushëm. Ky numër shkon mbi 30 apo 40 mijë shqiptarë”, thotë avokati, Isuf Shehu.

Penalizimet, nëse kalohet afati tre mujor, mund të shkojnë deri në ndalim të përhershëm për të hyrë në Europë, sië është rasti i Zvicrës.

https://a2news.com/2019/08/03/kerkesat-per-azil-shqiperia-serish-problematike-vetem-ne-maj-1917-aplikime/

“Nëse qëndrojnë më shumë se 90 ditë, dënimi shkon nga 2 deri në 3 vite dhe mbi 6 muaj mund të shkojnë nga 3 vite deri në 5”.

Të shumtë janë shqiptarët të cilët kanë humbur të drejtën për të ankimuar vendimin për ekspuls, të panjohur me parashikimet ligjore se kjo duhet të ndodhe brenda 30-diteve nga dënimi.

“Kur ankimi nuk paraqitet brenda këtij afati, ata kanë të drejtën të kërkojnë rishqyrtim nga ana e autoriteteve përkatëse që kanë nxjerrë dënimin, pas kalimit të afatit të gjysmës së dënimit të tyre”.

Përballë numrit në rritje te shqiptareve që synojnë të qëndrojnë në vendet e BE, Shehu këshillon: Të informohem me të drejtat që u garanton marrëveshja Shengen”, thotë avokati.

A2 CNN Livestream

Dita jonë