Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lëvizjet nga LSI te PS-ja, Gjiknuri: Nuk shohin asnjë të ardhme aty

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 22:41 | Politikë
Lëvizjet nga LSI te PS-ja, Gjiknuri: Nuk shohin asnjë të ardhme

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, komentoi në “Absolut 4” në A2, lëvizjet e fundit nga radhët e LSI-së drejt Partisë Socialiste.

Gjiknuri u shpreh se PS-ja është një parti e hapur, ndërsa theksoi se te LSI-ja, këta persona nuk shohin asnjë të ardhme.

“PS është parti e hapur. Ish-anëtarë të LSI-së që duan të anëtarësohen në PS janë të mirëpritur. Ka shumë grupime të LSI-së, të cilët në mënyrë publike demonstrative shkëputen nga LSI-ja, sepse nuk shohin më aty një të ardhme, e shohin një forcë në degradim. LSI-ja ka qenë një rrymë e mirëfilltë klienteliste. Njerëzit shikonin aty vetëm një interes të mirëfilltë personal. LSI-ja është parti tipike e krijuar nga momenti”, u shpreh Gjiknuri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani