Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lia e majmunit, ISHP: Nuk ka raste të dyshuara, risk i ulët ndaj sëmundjes

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 15:18 | Aktualitet
Lia e majmunit, ISHP: Nuk ka raste të dyshuara, risk i ulët ndaj

Në Shqipëri nuk ka raste të dyshuara me linë e majmunit. Nga monitorimi i situatës në vend, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka sinjale për praninë e kësaj sëmundjeje që tashmë është emergjenca më e re shëndetësore globale. 

Artan Simaku, përfaqësues i Komitetit Teknik të sapongritur për këtë sëmundje infektive thotë se lia e majmunit dallon nga variçela apo lia e dhenve. Krahas temperaturës së lartë, skuqjes dhe flluskave në trup, lia e majmunit shkakton edhe fryrje të nyjave limfatike. Ajo përhapet përmes prekjes, pështymës, por edhe kontakteve seksuale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë shëndetësore globale nga lia e majmunit. Aktualisht, ajo është përhapur në mbi 70 shtete të botës, ku Europa është epiqendra e kësaj sëmundjeje infektive.

Bashkimi Europian miratoi përdorimin e vaksinës kundër lisë së zezë, e cila siguron mbrojtje në masën 80 për qind ndaj lisë së majmunit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë