Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Liberalizimi i vizave, Haradinaj: E kemi të vështirë t’iu besojmë europianëve

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 19:43 | Kosova
Liberalizimi i vizave, Haradinaj: E kemi të vështirë t’iu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kritikoi ashpër zyrtarët e Bashkimit Europian sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Kreu i qeverisë së Prishtinës, nënvizoi se zyrtarët e Brukselit e kanë humbur besueshmërinë e tyre.

Haradinaj mbështeti sërish vendimin e tij për shkarkimin e zëvendësministres së drejtësisë, Vesna Mikiç, pasi kjo e fundit e cilësoi gjenocid ndërhyrjen e NATO-s në Serbi.

Ndërkaq, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se shkarkimi i Mikiç “është edhe një tjetër provë se Ramush Haradinajt i duhen serbë të dëgjueshëm dhe të bindur". Në një deklaratë, zyra e drejtuar nga Marko Gjuriç thotë se “duke e quajtur agresionin si gjenocid dhe separatistët shqiptarë terroristë, Mikiç ka shprehur mendimin që mbizotëron mes popullit serb. "Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij mund t'iu ngrenë dhjetëra monumente agresorëve dhe terroristëve, por populli serb nuk do të detyrohet t'i respektojë ata që i kanë bërë keq", thuhet në deklaratën e cituar nga Europa e Lirë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani