Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Libohovë, abuzonte seksualisht prej 4 vitesh me vajzën e nipit, arrestohet xhaxhai

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 10:37 | Kronikë
Libohovë, abuzonte seksualisht prej 4 vitesh me vajzën e nipit,

 Një tjetër rast i abuzimit seksual me minorenë është regjistruar në Libohovë të qarkut të Gjirokastrës. Denoncimi ka ardhur pas intervistës së të miturës me psikologun e shkollës, ku ka rrëfyer se ishte abuzuar për mbi katër vite nga një i afërm i familjes së saj.

 Bëhet fjalë për xhaxhain e babait të minorenes, i cili sipas dëshmisë së kësaj të fundit kishte abuzuar seksualisht me të që në moshën 12-vjeçare, ndërsa aktualisht vajza është 16 vjeçe.

Pas denoncimit, policia ka kryer menjëherë arrestimin e autorit të dyshuar të këtij abuzimi, ndërsa vajza është dërguar për ndihmë psikologjike dhe mjekësore pranë spitalit rajonal të Gjirokastrës. Ndërkohë nëna e vajzës, tregon se si ranë në dijeni të abuzimit me vajzën e tyre. “Nuk më shkonte në mendje, mendoja se ishte një person që na përkrahte”, thotë ajo.  

Por me sa duket, siç ndodh rëndom në vendin tonë, më shumë se sa fakti, familjarët janë të shqetësuar për opinionin publik duke u munduar që ta fshehin ngjarjen në mënyrë që të mos gjykohen nga opinioni.

 “Nuk duam ta nxjerrim në televizor, kemi frikë nga opinioni shumë i keq që po marrim”, shton e ëma e së dhunuarës.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë