Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Liçaj: Te Teatri janë edhe kufomat politike të Ramës dhe Veliajt, u përpoqën të vrasin artin

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 17:49 | Aktualitet
Liçaj: Te Teatri janë edhe kufomat politike të Ramës dhe

Neritan Liçajt nuk i ka mbetur më zë, por ajo që i ka mbetur e shfrytëzon për të dhënë një mesazh uniteti, edhe pse godina për të cilën ka luftuar ditë e natë në mbrojtje, është tashmë pluhur.

“Në atë skenë ka mbetur një pjesë e imja që u kalçifikua atje, por ka mbetur pjesa ime më e mirë dhe më e fortë, që thotë fali se nuk dinë çfarë bëjnë. Aty janë edhe dy kufoma politike, Rama dhe Veliaj. Thërras gjithçka që ka mbetur e mirë nga Shqipëria, që ka mbetur shqiptare, që të fluturojmë lart, dhe që gjarpërinjtë që po na marrim shpirtin t’i përplasim në shkëmb”, tha Liçaj.

Aktori shtoi se “Shqipëria është e bukur, ta bëjmë edhe më të bukur ne duke qenë qytetarë, duke mos u përçarë sipas interesave, sepse kështu nuk vazhdohet më”.

“U përpoqën të vrasin artin, se vrasin dy muskuj të fortë, mendjen dhe zemrën, kështu që i them çdokujt, fermerëve, efektivëve të policisë, politikanëve, të shikojmë brenda vetes, dhe të shikojmë për të ardhmen e fëmijëve tonë”, përfundoi ai përballë protestuesve të mbledhur në Bulevard kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu