Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Liderët botërorë si heronjtë e “The Avengers”, parodia mbi pabarazinë gjinore pushton rrjetin

Nga A2 CNN
23 Gusht 2019, 22:47 | Bota
Liderët botërorë si heronjtë e “The Avengers”,

Një video-montazh po bën xhiron e botës. Këta janë “avengersat” e vërtetë të këtij planeti. Përpara samitit të liderëve të G7, thënë ndryshe vendeve më të industrializuara të globit në jug të Francës, lëvizja globale “ONE” publikoi një parodi duke bërë thirrje për barazi gjinore.

 “Kur do të ndodhë? Pyet organizata pasi liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Britanisë, Italisë dhe Japonisë, në deklarata të ndryshme dhe të veshur si heronjtë e Marvel theksojnë rëndësinë e luftimit të pabarazisë.

Organizatori i këtij samiti, presidenti francez, Emmanuel Macron vendosi nivel të ulët pritshmërie për të shmangur dështimin e vitit të kaluar, ku presidenti amerikan Donald Trump braktisi punimet në Kanada më herët duke anashkaluar dhe komunikatën finale.

Kjo ka bërë që zemërimi të rritet mes organizatave që luftojnë për barazinë gjinore dhe kundër ndryshimeve klimatike. Duke marrë shkas nga kjo, qindra persona janë përgatitur për protesta të dhunshme në qytetin e Biarritz.

A2 CNN Livestream

Dita jonë