Liga e Kombeve, Shqipëria përballë Lituanisë për 3 pikët e radhës

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të luajë për herë të parë në stadiumin të ri kombëtar, pikërisht përballë Lituanisë, në ndeshjen e dytë në grupe për Ligën e Kombeve.

Fitorja në Bjellorusi i ka dhënë kombëtares kuqezi moralin e duhur por e gjithë kjo i përket të kaluarës tanimë dhe fokusi është i gjithi te ndeshjes e dytë. Kështu u shpreh trajneri Reja, i cili bëri me dije se do të sjellë ndryshime në formacion, i detyruar nga gjendja fizike e lojtarëve.