Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Liga nuk tërhiqet: Bojkoti i futbollit vazhdon

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 13:10 | Futboll
Liga nuk tërhiqet: Bojkoti i futbollit vazhdon

Bojkoti i Futbollit vazhdon. Liga Profesioniste vendosi që kampionati të mos nisë ende, për aq kohë sa nuk janë pjekur kushtet dhe nuk është dhënë drita jeshile nga institucionet shtetërore për plotësimin e kërkesave, ku më kryesorja lidhet me ligjin e sponsorizimeve.

Presidenti i Ligës Profesioniste, ashtu si edhe futbolli në vend i kanë sytë nga takimi, i kësaj të marte, në Ministrinë e Financave, ndërsa mohoi përçarjen mes presidentëve të klubeve elitare, duke theksuar se të 10 drejtuesit më të lartë janë kundër rifillimit të kampionatit në këto kushte.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu