Ligj i ri për çështjen e pronësisë dhe certifikatat online, çfarë duhet të dimë?

Për shqiptarët, një problem, një plagë e madhe e deri sot vështirë e rikuperueshme, ka qenë padiskutim prona. Së fundmi, nisma të shumta për dixhitalizimin tregojnë një përpjekje për t’i vënë një kornizë rregullatore, por a janë ato zgjidhja?

Në 14 maj të këtij viti na u dha lajmi se certifikata e pronësisë do të jetë totalisht një proces elektronik, që finalizohet në pesë minuta. Por a do të funksionojë në realitet, a shmang burokracitë dhe korrupsionin dhe sa lehtësisht i realizueshëm është shërbimi që sot quhet aplikim për lëshim kopje kartele të pasurisë. Eglantina Frroku, përgjegjëse e sektorit të Kontrollit Teknikoligjor në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, dha më shumë detaje për këtë çështje në Ditarin e orës 09:00 në A2.