Ligjet anti-KÇK, Alibeaj: Projekti antikushtetues, përgjimet janë abuzive – A2

Ligjet anti-KÇK, Alibeaj: Projekti antikushtetues, përgjimet janë abuzive

Anëtari i Kryesisë së PD, Enkelejd Alibeaj thotë se projekti i qeverisë për të rishikuar e ligjit për Policinë e Shtetit, duke lejuar përgjimet pa autorizim nga prokurori, krijon hapësira të shumta për abuzime.

“Problemi është tek përdorimi i tyre. Bëhen me vendim gjykate përgjimet. Këto ndryshimet e fundit janë larg kontrollit të ligjshmërisë. Qeveria nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë vetes të drejtë të përgjojë këdo pa prova dhe motiv. Abuzivizmi në mënyrë flagrante”, u shpreh Alibeaj.