Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ligjet për pandeminë, Daci: Antikushtetues, nuk duhen miratuar nga kuvendi i çmendur

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 10:20 | Aktualitet
Ligjet për pandeminë, Daci: Antikushtetues, nuk duhen miratuar nga

Në seancën e sotme në Kuvend do të votohen edhe paketa me ndryshimet në Kodin Penal për situatën e pandemisë. Avokati Jordan Daci i komentoi në A2 këto ndryshime në Kodin Penal, duke i vlerësuar si antikushtetuese.

“Amendamentet e kodit penal janë një nga shkeljet më të rënda që kanë ndodhur. Procedurialisht është gabim, pasi nuk mund të bëhen me procedurë të përshpejtuar. Kjo lidhet me mungesën e diskutimit me grupet e interesit. Kodi Penal nuk mund të trajtohet si zhgarravinë e zakonshme. Nuk mund ta ndryshojmë sa herë i teket një deputeti. Ndryshimet janë antikushtetuese. Nuk mund të justifikohet në asnjë rast. Në rastin e Italisë, maksimumi është 3 muaj burg.

Kjo është e vetmja qeveri në botë, që nxjerr ligjin, të dënon dhe të mbyllë gjykatën. Është në konflikt interesi. Po ashtu edhe sot, ku ndryshimet do të miratohen nga ky Kuvend i çmendur. Gjyqësori do t’ia japë provat ekzekutivit, i cili mund të jetë edhe në proces gjyqësor, mund t’i zhduk provat. Ka një mani për ta shfrytëzuar këtë situatë. Nuk shoh reagimet e duhura as nga aktorët e tjerë politikë”, u shpreh avokati.

Daci theksoi se gjendja e fatkeqësisë natyrorë nuk mund të pengojë punën e Kuvendit, i cili sipas Dacit, është shndërruar në levë të qeverisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani