Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ligji i ri i imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, Ambasadori gjerman sqaron mundësitë e punësimit në Gjermani

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 11:59 | Aktualitet
Ligji i ri i imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar,

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, publikoi një videomesazh ku sqaroi ligjin e ri të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që hyri në fuqi në 1 mars, dhe mundësitë për punësim në Gjermani.

“Ligji i ri zgjeron mundësitë për një emigrim të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota në Gjermani. Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën nëse kanë kualifikim profesional apo diplomë universiteti që njihet në Gjermani. Për të përfituar nga ligji i ri, fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe pastaj aplikoni për vizë. Për ta bërë këtë, vizitoni faqen e internetit të Ambasadës Gjermane”, thotë Zingraf.

Ambasadori shton se në Shqipëri po shihet vitet e fundit një kërkesë e madhe për viza punësimi në Gjermani dhe për momentin Ambasada Gjermane ka një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional apo diplomë universitare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë