Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ligji për armëmbajtjen, Çuçi: Parashikojmë ndryshimin e Kodit Penal

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 15:13 | Politikë
Ligji për armëmbajtjen, Çuçi: Parashikojmë

Qeveria do të ndryshojë Kodin Penal për të përforcuar ligjin për armëmbajtjen. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se ministrat kanë miratuar një plan veprimi që do të rrisë kontrollin e policisë për qarkullimin dhe mbajtjen e armëve. 

“Ne kemi parashikuar që të bëjmë disa ndryshime në Kodin Penal dhe kriminalizojmë trafikimin përmes kolive postare, apo posedimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve. Pra, është një strategji që synon të parandalojë posedimin e këtyre armëve në mënyrë të jashtëligjshme. Policia çdo ditë bën aksione”, tha Çuçi.

Ministri paralajmëroi dhe disiplinimin e licencimit të të gjitha armëve, përfshi dhe ato të gjahut: “Miratuam planet e veprimit për kontrollin e armëve dhe municioneve për këto dy vite. Ky plan parashikon që të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, kontrollin e trafikut të armëve dhe disiplinimin e licencimit, jo vetëm luftarake, por edhe gjahut dhe agjencive private të sigurisë”.

Çuçi shtoi se me planin e ri, armëmbajta do të jetë më e rregulluar, duke rritur zbatueshmërinë e ligjit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani