Ligji për fushatën elektorale, KQZ përballë padive të opozitës dhe veprimeve të mazhorancës

Supozohet se rregullat e lojës për partitë politike, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, do të ndryshonin. Monitorimi i rreptë që ishte parashikuar të bëhej edhe nga KQZ, e cila në këto zgjedhje vjen me rol dhe mekanizma të përforcuar edhe përmes instrumenteve si, komisioni i sanksioneve dhe ankesave, do ta bënin garimin paraelektoral, më të barabartë dhe të ndershëm.

Por, a ju intereson kjo palëve dhe a kanë vullnet ta respektojnë? Në të kundërt, me çfarë kostosh e penalitetesh përballen? Për këtë situatë foli në “Ditari” në A2 anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, Ledio Braho.