Ligji për mediat, Rama: Nuk do ta çojmë sërish në Venecia

Gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, kryeministri Rama u pyet nga gazetarja e A2, Klementina Cenkollari, për ligjin e mediave. Pak ditë më parë, sekretari për mediat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës i sugjeroi mazhorancës se përpara se të finalizojë në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet në ligjin e mediat, t’ia çojë edhe njëherë për një rishikim final Komisionit të Venecias. Kryeministri Rama u pyet nëse do ta marrë këtë veprim, por u shpreh i prerë. “Jo, nuk do ta çojmë sërish në Komisionin e Venecias”.