Ligji për presidentin, mazhoranca harton draftin me 45 nene

Mazhoranca ka draftuar nismën ligjore për Presidentin. Në draftin me 45 nene shumica thotë se nuk cenohen kompetencat e Presidentit të Republikës.

Sipas saj, ligji cakton qartë detyrat e kreut të shtetit me qëllim shmangien e konflikteve institucionale.

Më kryesoret janë çështja e shkarkimit të presidentit, caktimit të datës së zgjedhjeve, emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, çështje këto që kanë ngjallur debat mes mazhorancës dhe presidentit gjatë vitit të fundit.