Ligji special anti-KÇK, Policia anashkalon Prokurorinë dhe Gjykatën

Me paketën e re ligjore Anti-KÇK, të miratuar nga Qeveria, Policia është e autorizuar të anashkalojë Prokurorinë dhe Gjykatën, duke sekuestruar pasurinë e personave të dyshuar, si dhe duke kufizuar lirinë e tyre. Ligji special e kthen Operacionin Forca e Ligjit në një strukturë pranë Policisë së Shtetit, nën varësinë direkte të drejtorit të përgjithshëm, që mund te ketë akses edhe në përgjimin e komunikimeve telefonike dhe elektronike.