Lihet në burg drejtori i Kadastrës së Durrësit, Braçe, akuzon prokurorin e çështjes

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit këtë të premte. Ai u arrestua më 1 tetor, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, si i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave. Në seancë ishte i pranishëm edhe zëvendëskryesiministri Erion Braçe, i cili e quajti këtë vendim një akt të paprecedent. Ai akuzoi prokurorin e çështjes Arjan Ndoja se “ka ushtruar presion ndaj punonjësve për të tjera objekte, duke përdorur çështjen në fjalë”. Pula akuzohet për një objekt i cili ka marrë leje zhvillimi dhe leje ndërtimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2