Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lila: Reja, zgjedhje e duhur. Shqipëria s’ka Messin, por dhe ajo e ka “yllin” e saj...

Nga A2 CNN
21 Prill 2019, 17:40 | Futboll
Lila: Reja, zgjedhje e duhur. Shqipëria s’ka Messin, por dhe ajo e ka

I ndodhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit, por edhe për të pushuar disi pas dëmtimit, futbollisti i përfaqësues shqiptare, Andi Lila tregon opinionin e tij për trajnerin e ri Edy Reja, si dhe për mundësitë që ka kombëtarja për të përsëritur suksesin e vitit 2016.

“Faktikisht, gjithçka bëhet për të mirën e kombëtares. Trajneri i ri ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mendoj se do të na japë një dorë shumë të mirë për të ecur përpara.

Falenderojmë trajnerin Panucci për punën e bërë dhe shpresojmë nga trajneri i ri të bëjë një punë shumë të mirë. Të kemi atë fat të shijojmë sërish një eveniment të madh. Shqipëria nuk besoj se do të ketë ndonjëherë ndonjë yll si Messi apo Ronaldo. Ylli i Shqipërisë ka qenë gjithmonë grupi dhe nëse jemi të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, shprehet Andi Lila.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani