Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Liria e medias, Dervishi: Situata në Shqipëri është paradoksale. Ka pika të errëta që minojnë misionin tonë

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 22:28 | Politikë
Liria e medias, Dervishi: Situata në Shqipëri është

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, analisti Lutfi Dervishi e cilëson paradoksale situatën  e medias në Shqipëri. Sipas tij institucionet nuk garantojnë dot lirinë e medias, ndërkohë që thekson se ka përkeqësim të gjuhës së urrejtjes dhe përkeqësim të zbatimit të ligjit për të marrë informacion.

“Modeli i biznesit në media, reklama të mos ndikojë politikën editoriale është në pikëpyetje dhe shohim që ngjarjet ë të rënda, investigimet më të mira i trajton një media që ka donatorë të huaj dhe këto quhen ishuj integriteti e pavarësie dhe ka gazetarë të rinj që po e lëvrojnë këtë lloj gazetarie. Mendoj që jemi në situatë paradoksale, krahasuar me rajonin jemi disi më mirë, por jo aq mirë. Institucionet nuk të garantojnë dot lirinë e medias. Nuk mbetet qeveritar pa u kritikuar kurse disa figura të errëta nuk përmenden, kemi përkeqësim të gjuhës së urrejtjes, kemi ligj që të garanton akses për të marrë informacion dhe përkeqësim të zbatimit të këtij ligji”.

Në studion e “Absolut 4” Dervishi shprehet se situata e gazetarëve është në autocensurë, punojnë në kushte të këqija pune dhe mungesë e kontratës së punës.

“Situata e gazetarëve në autocensurë, kushtet e këqija të punës, mungesë e kontratës inspektoriati i punës është i ashpër me një gomisteri dhe toleron gazetarët”.

Për Dervishin pjesa më e errët e medias shqiptare është shantazhimi me gjoba dhe nuk punojnë në interesin publik, duke minuar misionin e gazetarit. Një tjetër problematikë sipas tij është që pushtetet e tjera janë bërë vetë media dhe njerëzit e kanë të ëvshtirë të orientohen drejt së vërtetës.

“Lira e medias është që ta marrë vendimin mbi ndërgjegjen profesionale dhe jo faktorëve të tjerë dhe në Shqiëri kjo nuk është formale. Pjesa e errët e jonë; ka media që shantazhojnë e vënë gjoba, ka gazetarë që nuk bëjnë punën e interesit publik, por shantazhojnë dhe të gjithë këto minojnë misionin e gazetarit. Pushtete tjera janë bërë vetë media. Ke politikanët që janë bërë media, biznesi e spektakli kanë bërë këtë gjë dhe në kushtet e përmbytjes me informacion njerëzit e kanë të vështirë të orientohen drejt së vërtetës dhe sfidat janë komplekse”.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani