Liria e medias, Hoxha: Nuk janë vrarë gazetarë, por jemi shumë pranë

Shqipëria duket se ka bërë hapa mbrapa në lirinë e medias. Reporterët pa kufij, e rendisin vendin tonë në vendin e 82-të, duke zbritur kështu me 7 vende në indeksin botëror të lirisë se medias për vitin 2018.

Argumentuar ky vend në listë, me një sërë problemesh që ndesh aktualisht gazetaria shqiptare. Po sot, Kryeministri ka bërë thirrje nga Parlamenti se shumë shpejt do të jetë gati ligji për shpifjen, duke ngushtuar kështu lakun për atë pjesë të medias që ai e quan llum.

Cilët janë armiqtë e medias në Shqipëri? Media sulmohet vazhdimisht nga Qeveria dhe krimi i organizuar, thotë raporti. Fakt është që kemi një numër shumë të vogël investigimesh në media të cilat do të tronditnin zyrtarë të korruptuar në poste të larta drejtuese, apo do të nxirrnin në dritë të vërteta mbi grupet kriminale. Mungesë kjo që duket se vjen nga faktorët e mësipërm. Sipas “Reporterëve pa Kufij” sulmet ndaj medias arritën në një nivel të paprecedent në vitin 2018.

Çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri? A fyen dhe kërcënohen gazetarët? A kemi raste burgosjesh apo arrestimesh të gazetarëve? Kush i mbron të drejtat dhe liritë e tyre? Të ftuar në A2 Debat, Aleksandër Çipa, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, dhe Artan Hoxha, gazetar.

Shkarkoni aplikacionin e A2