Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lirohet në Dubai Plaurent Dervishaj, në kërkim nga SPAK për vrasje dhe grup kriminal

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 12:49 | Kronikë

Autoritetet e drejtësisë në Dubai kanë lënë të lirë Plaurent Dervishaj, i akuzuar në Shqipëri për vrasjen e Klodian Saliut në 25 shkurt 2005 në Durrës.

Mësohet se lirimi i tij është kryer pak ditë më parë, menjëherë pas përfundimit të afatit 40 ditor në burg.

Autoritetet e drejtësisë kishin nisur procedurat për ekstradimin e shqiptarit të akuzuar, por vonesa në mbërritjen e letërporosisë në Dubai nga Shqipëria ka qenë shkak i lirimit të Dervishajt.

Pavarësisht këtij zhvillimi, SPAK vijon hetimet për dy ngjarjet e bujshme, vrasjen e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lames në Tiranë.

Për krimet në 15 janar 2021, u ekstradua nga Kosova në Tiranë, Indrit Taullai, ndërsa vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berisha.

Momentalisht, në burg për dy ngjarjet janë Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe i penduari Luftar Reçi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu