Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Listat e hapura, Shabani: Hap i vogël përpara, por është shumë pak

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 08:29 | Politikë
Listat e hapura, Shabani: Hap i vogël përpara, por është

Endri Shabani, nga nisma “Thurje”, deklaroi në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2 se hapja e listave “është një hap i vogël përpara”, pasi krerët e partive do të zgjedhin sërish 104 deputetë në Parlament, ndërsa populli vetëm 20.

“Është një hap përpara i vogël. Çdo hapje listash, sado e vogël, është hap përpara. Por, është shumë pak sepse hapja e 1/3 të listës do të thotë mbajtja mbyllur e 104 vendeve në Parlament. Pra, krerët e partive zgjedhin 104 deputetë, ndërsa 2 milionë shqiptarë zgjedhin 20 deputetët e mbetur”, tha Shabani.

Sipas tij, duke mbajtur listat e mbyllura, grupet kriminale lidhen me kreun e partisë dhe blejnë vende në listë.

“Duke bërë listat, kryetarët kontrollojnë partinë. Nga ana tjetër, grupet kriminale lidhen me kreun e partisë dhe blejnë vende në listë. Vendet në listë shiten, siç shiten vendet për t’u bërë mësues e polic. Po ta hapësh listën, ti i prish biznesin kryetarit”, theksoi Shabani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë