Llalla në spital, vendimi i Apelit për të merret më 22 shtator

Vendimi për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla, do të jepet më 22 shtator. Llalla kërkoi pafajësi sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në një seancë ku ish-kryeprokurori nuk ishte prezent, avokati i tij i kërkoi gjykatës pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast fajësie pezullim të dënimit me burg. Në seancë avokati paraqiti një akt ekspertim mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.