Lleshaj: Zgjedhjet do të zhvillohen, askush nuk mund t’i ndalojë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar të premten se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen sepse, sipas tij, “askush nuk mund t’i ndalojë”.

“Nëse ka njerëz që do të dalin jashtë ligjit, do të procedohen. Plane masash ka për gjithçka që lidhet me zgjedhjet”, deklaroi Lleshaj.

Në lidhje me menaxhimin e protestave nga ana e policisë, ministry theksoi: “Çështjet e reagimit të policisë ndaj protestuesve i ka policia në dorë, reagimet në krahasim me protestuesit do të jenë një moment më mbrapa në kohë, një shkallë më poshtë. Nëse dikush ngre dorë mbi policinë, ajo do të përgjigjet, por do të jetë reaim proporcional dhe më poshtë se reagimi i protestuesve. Nuk ka patur asnjë tejkalim të reagimit të policisë në protesta”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN