Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Logos Hope" në Shqipëri, libraria lundruese më e madhe në botë hap dyert në Durrës

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 20:52 | Aktualitet
"Logos Hope" në Shqipëri, libraria lundruese më e madhe

Libraria më e madhe lundruese në botë ka mbërritur në portine Durrësit. Anija “Logos Hope” hapi dyert për publikun, ndërsa 400 anëtarët e ekuipazhit nga 70 vende të botës mirëpritën vizitorët e parë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa falënderoi stafin e anijes që zgjodhën fillimisht Vlorën dhe tani Durrësin për qëndrimin e tyre në Shqipëri, vuri theksin në rëndësinë e misionit të 400 vullnetarëve të “Logos Hope”. 

“Vendi ynë është shembull ekselent i jetesës në harmoni, kemi fe të ndryshme, por kurrë kjo nuk ka sjellë problematika. Ndodheni në vendin e duhur, sepse mesazhi që ju përcillni është mënyrë jetese në Shqipëri”, deklaroi ajo.

https://a2news.com/2022/09/02/vlore-ne-port-mberrin-logos-hope-libraria-lundruese-me-e-madhe-ne-bote/

Në ceremoninë e mirëseardhjes në bord, fjalën e rastit e mbajti kapiteni i anijes Edward David.  “Në bord kemi 400 vullnetarë nga 70 vende të botës. Të gjithë ne komunikojmë rregullisht me familjet tona në atdhe. Që nga sot e në ditët në vijim, Shqipëria do të jetë destinacioni ynë i radhës, ku do të përcjellim mesazhet tona për të sjellë ndryshim në jetët e njerëzve që do të takojmë”,- tha ai.

Anija “Logos Hope” së bashku me 3 simotrat e saj “Logos”,“Doulos” dhe “Logos II” kanë vizituar mbi 150 vende, që nga viti 1970. Anija do të jetë e hapur për publikun durrsak deri të premten e javës së ardhshme, kurdo të nisë udhëtimin e saj drejt një tjetër destinacioni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë