Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lojërat me dorë drejt rikthimit, palestrat sportive pranë rihapjes

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 21:23 | Sporte të tjera
Lojërat me dorë drejt rikthimit, palestrat sportive pranë

Pas njoftimit të kryeministrit Rama për të hapjen totale të Shqipërisë brenda muajit maj, sportet në parket po përgatisin rikthimin.

Lojërat me dorë dhe përgatitjet për rifillimin e kampionateve duhet të nisin gjithashtu. Trajneri i Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska, pranon se duke parë edhe se futbolli ka startuar duhet qe diçka e tillë të bëhet edhe me lojërat me dorë.

"Njëkohësisht me futbollin duhet të fillonin edhe sallat  e mbyllura. Ekipet në sallat e mbyllura janë një e treta e atyre të futbollit, plus që është rënë dakord se ndeshjet do të zhvillohen pa publik", deklaroi Toska për A2.

Sipas Toskës, ka një informacion jo zyrtar që stërvitjet do të nisin ditën e hënë ndërsa për rinisjen e kampionatit ende jo. Optimizmi rritet edhe më shumë pas fjalëve të kryeministrit Rama se i gjithë vendi do të hapet plotësisht brenda muajit maj.

“Sipas të dhënave që kam, stërvitjet mund të fillojnë të hënën. Besoj se po ndodhi të  hënën, nga data 5-6 qershor mund të rifillojë kampionati”, thotë trajneri i Flamurtarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë