Lotaria Amerikane, a duhet të mbajë përgjegjësi politika për largimin e shqiptarëve?

Nga 367 mijë që nëntorin e vitit të kaluar aplikuan në Lotarinë Amerikane, shumë prej tyre ende nuk kanë mundur ta zbulojnë nëse kanë fituar apo jo.

Shkaku është i njohur, edhe këtë vit sistemi u bllokua nga fluksi i kërkimit në të njëjtën kohë i aplikantëve.

Edhe pas sqarimeve të Ambasadës për procedurat që duhet të ndjekin fituesit, nga komentet kuptohet se sistemi vazhdon të mos përgjigjet. Kjo po zgjat më shumë se vitet e shkuara. Dëshira e shqiptarëve për të ikur është konfirmua më herët dhe nga Institute i Statistikave me një mesatare prej 40 mijë largimesh në vit.

Në 2018-ën, ëndrrën amerikane e kërkuan 52 mijë shqiptarë më shumë se një vit më herët, por 121 mijë më shumë se në 2016-ën.

Por sa përgjegjëse është politika? Mazhoranca e argumenton me lirinë e lëvizjes. Por sipas deputetëve të rinj, është politika ajo që nuk u ka dhënë shpresë.

Shkarkoni aplikacionin e A2