Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

LSI nuk ka rakordim me PD, Vasili: Opozita ka fuqi të madhe kur nuk kompleksohet nga faktorë të jashtëm

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 20:45 | Politikë
LSI nuk ka rakordim me PD, Vasili: Opozita ka fuqi të madhe kur nuk

“Opozita ka fuqi të madhe kur është konseguente, ballore, kur merr vendime dhe kur nuk i shmanget përballjes me çështjet, pa u kompleksuar nga presionet qoftë edhe nga faktorë të jashtëm”. Këtë qëndrim shprehu nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishani, teksa e quan të njëanshëm propozimin e demokratëve për vetingun e politikanëve. Sipas tij SPAK ka dhënë prova për të mos qenë i besueshëm.

“Ky është një propozim i njëanshëm i PD. Ajo që kam thënë është se cili është ai rekord i SPAK që na mbush me shpresë dhe na jep besim për t’i dhënë një detyrë të re? Teatri, inceneratorët, porti i Durrësit, afera e Bechettit. Dhe kjo i mungon misionit të SPAK”.

Vasili thekson se LSI nuk ka pasur koordinim politik me PD-në.

“Qëndrimet në parlament improviziohen aty për aty. S’ka rakordim për to. Por e vërteta është që nuk ka pasur koordinim politik me PD. LSI nuk ka reshtur në asnjë qëndrim publik, ne vuajmë për të çarë hapësirat në media. LSI nuk i ka reshtur qëndrimet”.

I pyetur nëse PD po bashkëpunon me Ramën, Vasili tregohet i rezervuar dhe thotë që opozita duhet të jetë në lartësinë e detyrës.

“Ne kemi mbajtur qëndrime të forta politike. Tani është e vërtetë që LSI zgjedh të mbajë pozicionet që gjykon ta bëjë, e bën Kryemadhi më ngarkon mua, sekretarin Brahimllari dhe deputeten Xhixho. Nuk kam akuzuar dhe nuk kam të drejtë të akuzoj një forcë politike, por kam të drejtë të ngre tonin që opozita të jetë në lartësinë e detyrës së saj. Unë nuk bëj investigime, politika është në sytë tuaj. Nuk kam akuzuar, por kam thënë opozitë e vërtetë dhe opozitë fake. Diskutohej një çështje madhore, 700 mln euro janë gjëmë e madhe. Nuk kam akuzuar askënd, por për mua çdo herë që interesi publik  2.3 mld para borzxh është i padëgjuar në historinë e Shqipërisë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë