Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lufta kundër informalitetit, Denaj: Jo më aksione, me fiskalizimin marrin fund abuzimet

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 15:56 | Ekonomi
Lufta kundër informalitetit, Denaj: Jo më aksione, me fiskalizimin

Koha e aksioneve të tatimeve tek bizneset ka përfunduar. Teksa ka pranuar korrupsionin me Administratën Tatimore, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka deklaruar se subjektet do të kontrollohen vetëm mbi bazën e analizës së riskut.

“Prej fillimit të vitit jemi përpjekur të shkëputemi nga aksionet rutinore, dhe të vendosim në fokus  inspektimet me bazë risku”, tha Denaj.  

Ministrja shtoi se abuzimit që bëjnë kompanitë me pasqyrat financiare, një për vete dhe një për shtetin, do t’ i  jepet fund përmes procesit të fiskalizimit, i cili do të nisë zbatimin nga 1 shtatori.

“Synimi është që në 2021 i gjithë procesi i informacionit nëpërmjet faturimit të jetë tërësisht elektronik, dhe kjo të shtojë një presion drejt qasjes se pasqyrave financiare reale dhe ato fiskale, që ne gjykojmë se janë shumë larg realitetit”, shtoi ajo.

Ndërkohë bizneset evidentojnë si mjaft shqetësuese mungesën e transparencës, konkurrencën e pandershme si dhe korrupsionin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu