Lufta kundër informalitetit, ekspertët: Jo aksion, por nismë e vazhdueshme

Informaliteti nuk duhet të bëhet me aksion, por të jetë një nismë e vazhdueshme. Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa shpjegon se kjo do të garantonte rregulla të barabarta loje për biznesin dhe do t’i siguronte të ardhura buxhetit.

“Unë e vlerësojë se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shumë pozitive dhe për financat e vendit, mos harrojmë që realizimi i të ardhurave të buxhetit gjatë 4 muajve të këtij viti ka qenë gati 30-40 milionë euro më pak nga sa janë parashikuar. Kështu që ky lloj aksioni duhet të prodhojë rezultate” u shpreh Selami Xhepa.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN