Lufta ndaj Bashës, opsionet statutore të Berishës në kërkim të mbështetjes së demokratëve

Kuvendi Kombëtar duket i vetmi opsion i Sali Berishës për të nisur ofensivën statutore ndaj Lulzim Bashës. Për të thirrur mbledhjen e këtij organi, ish-kreut demokrat i duhet mbështetja e 1/4 të anëtarësisë, ose e vetë delegatëve të Kuvendit, nëse synon shkarkimin e Bashës. Por edhe për këtë vendim duhet të bindë të paktën gjysmën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.