Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lufta në Ukrainë, kolonel Demiraj: Situata në terren e tmerrshme, fatkeqësisht nga shtatori po prevalon Rusia

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 21:36 | Bota
Lufta në Ukrainë, kolonel Demiraj: Situata në terren e tmerrshme,

po e jep ende një përgjigje se sa do të vazhdojë ky konflikt që ka ndryshuar rrjedhën e gjithë zhvillimeve globale.

Propozimet e Rusisë përfshijnë "çmilitarizimin dhe denazifikimin" e territorit ukrainas, eliminimin e kërcënimeve që vijnë ndaj Rusisë, nga Ukraina, si dhe njohjen nga Kievi, si territore të Rusisë, të katër rajoneve që Moska pretendon se i ka aneksuar, Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhias. Por autoritetet ukrainase e kanë bërë të qartë se kërkesat e Rusisë nuk do merren parasysh, e nxitur edhe nga vështirësitë e ushtrisë ruse dhe furnizimet me armë nga aleatët perëndimorë.

Por nga SHBA,  kolonel Dritan Demiraj, ekspert për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe ish ministër i Brendshëm mendon se lajmet e muajve të fundit nuk përkojnë me realitetin në fushëbetejë.

Një muaj më parë Von der Leyen botoi një shifër që fliste për 100 mijë ushtarë ukrainas të vdekur, lajmi u fshi 5 minuta më vonë. Situata në terren është e tmerrshme dhe që në muajin shtator, që kur kontrollin e ka marrë gjenerali Surovikin, fatkeqësisht është në favor të Rusisë”, thotë ai ndër të tjerat në “Debat”.

Ish-ushtaraku e shtjellon analizën e tij. “ Kemi një ofensivë të tmerrshme, jemi kthyer në 2022 në atë që cilësohet si lufta e gjeneratës së parë, që ndodhte në luftën e parë botërore, që konsiston në luftën në transhe, pra kemi një vendosje të njësive elitë ukrainase në transhe dhe bombardime nga i gjithë arsenali i ushtrisë ruse, ku humbjet janë të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, “Përtej deklaratave në media, kemi një intensifikim të bisedimeve midis shërbimeve sekrete amerikane dhe ruse, ministrave të mbrojtjes, por nuk kemi komunikim midis ministrave të jashtëm dhe presidentëve. Mendoj se në muajt që vijnë Ukraina do të jetë e detyruar të pranojë disa kushte të Rusisë.

Pedagogu Dritan Hoti e sheh ndryshe. “Putin kishte synim kryesor shuarjen e Ukrainës inkorporimin e saj në Rusi, dhe një Rusi që do të shndërrohej në një protagonist në politikat ndërkombëtare. Ky objektiv dështoi, dhe kaloi në pushtimin e katër territoreve, me Ukrainën që tashmë po lufton brenda këtyre territoreve. Humbje ka patur nga të dyja palët, por po të kishte pësuar humbje katastrofike , nuk do të kishte luftë në Bakhmut, ku në fakt po luftojnë mercenarët e Wagner, pasi ushtaret rusë aty nuk janë në gjendje për operacione profesionale të tilla”, theksoi ai.  

Në një vijë të mesme politologu Ilir Kalemaj  “Surovikin i ka dhënë një hap ndryshe aksionit rus, por pala ofensive vuan gjithmonë më shumë nga humbjet, aq sa edhe Putin tani po flet për luftë, dhe jo operacion special. Ndërkohë, identiteti ukrainas është rritur së tepërmi, pra ka dhënë një kundër efekt në ato zona.  Kievi ka operuar me shumë efektshmëri me bllokimin e ofensivës detare dhe ajrore, por edhe në sulmet kibernetike”, thotë për A2 CNN.  

https://a2news.com/2022/12/28/rusia-intensifikon-sulmet-kremlini-territoret-e-aneksuara-kushti-per-paqen/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu