Lufta që shkatërroi botën

Gati 6 vjet gjakderdhje dhe brutalitet përshkruan Europën, Afrikën e Veriut, Azinë dhe Paqësorin duke provokuar vdekjen e gati 45 milionë njerëzve edhe pse disa analiza i çojnë shifrat në 60 milionë.

Lufta e Dyte Botërore nisi të premten e 1 shtatorit 1939 kur Gjermania naziste sulmoi Poloninë. Sulmi gjerman mbi Poloninë ishte një blitz, luftë e shpejtë, bombardime të shumta nga ajri, e kombinuar me një sulm në tokë nga këmbësorët me mjete të motorizuara të shpejta dhe divizone të blinduara duke shkatërruar një pjesë të mirë të vendit.