Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Luftërat e SHBA nga viti 2001 kanë shkaktuar 37 milionë refugjatë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 13:20 | Bota
Luftërat e SHBA nga viti 2001 kanë shkaktuar 37 milionë

Tetë luftërat më të dhunshme, në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë apo në operacionet që ajo vetë ka nisur, kanë krijuar në mbarë botën, së paku 37 milionë refugjatë që prej vitit 2001. Kjo sipas një raporti të ri të hartuar nga Universitetit “Brown” të titulluar Projekti “Kostot e Luftës”.

Raporti është hartuar duke nisur pas sulmeve të 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe zhvendosjes së popullsive, në zonat që hynë në luftë me Amerikën. Numri i refugjatëve përgjatë këtyre 19 viteve, sipas raportit, i tejkalon të zhvendosurit nga çdo luftë apo katastrofë tjetër që nga shekulli XX, përjashtuar këtu vetëm periudhën e Luftës së Dytë Botërore sikurse dhe numri i atyre që janë zhvendosur nga SHBA drejt Kanadasë, jo për shkak të luftës, por për arsye punësimi, apo emigrimi për arsye të tjera.

Po sipas raportit, 8 milionë vetë janë shpërngulur nga shtëpitë përtej kufijve ndërkombëtare si refugjatë e si azilkërkues për shkak të luftës, ndërsa 29 milionë të tjerë janë zhvendosur së brendshme, nga një qytet në tjetrin. Pjesa më e madhe e refugjatëve janë zhvendosur nga Afganistani, Iraku, Pakistani, Jemeni, Somalia sikurse edhe nga Filipinet, Libia dhe Siria, të gjitha vende në konflikt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani