Lugina e Valbonës të fton pa fjalë që ta vizitosh

Lugina e Valbonës, me bukuritë dhe ashpërsinë e saj natyrore, në këto ditë, nën vellon e bardhë të dimrit, fton vizitorët për t’i mrekulluar me pamjen e saj. 800 metra mbi nivelin e detit, kjo luginë mes lumit të kristaltë, maleve me pyje dhe ujëvarave, ka çfarë të ofrojë edhe në këto ditë të ftohta.