Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Luhatja e çmimit të naftës, parashikohet rritje të paktën edhe për 6 muajt e ardhshëm

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 15:40 | Ekonomi
Luhatja e çmimit të naftës, parashikohet rritje të

Që prej fillimit të këtij viti çmimi i hidrokarbureve ka pësuar luhatje të shumta në treg. Ditët e fundit një litër naftë ose benzinë, shitet nga 165 lekë, deri në 192 lekë, në varësi të cilësisë dhe llojeve të pikave të karburanteve.

Të parët që e ndjejnë rritjen e çmimit për hidrokarburet, e më së shumti për naftën, janë drejtuesit e automjeteve. Thonë se të ardhurat ekonomike që kanë, nuk mund të përballojnë shifra të tilla, ndaj kërkojnë ulje të çmimit.

Rritja e çmimit të naftës sipas ekspertëve vjen si pasojë e rritjes së kërkesës pas hapjes së vendeve nga pandemia. “Sa ishte pandemia që nuk lëvizte njeri, u ul, tani që po punon çdo gjë, normalisht që do rritet çmimi”, thotë Pano Soko.

Parashikohet të ketë akoma rritje të çmimit për hidrokarburet, të paktën edhe për 6 muajt e ardhshëm. “Kjo sepse nuk ka ende stabilitet të tregut. Sot një fuçi naftë shitet 77$ dhe pritet të rritet”, shpjegon Soko.

Drejtuesit e automjeteve, në total për një litër naftë paguajnë rreth 95 lekë taksa, ku peshën kryesore e ka TVSH-ja me dy nivelet e saj, në doganë dhe TVSH-në e brendshme që sot arrin në rreth 31 lekë për litër; akciza me 37 lekë për litër dhe taksa e qarkullimit me 27 lekë për litër. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë