Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Luhatjet e temperaturave shtojnë virozat, mjekët: Mos përdorni antibiotikë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 14:29 | Aktualitet
Luhatjet e temperaturave shtojnë virozat, mjekët: Mos përdorni

Luhatjet e temperaturave shtojnë virozat në qarkullim. Nga mjekët njihen si kataret e stinës, ndërsa në gjuhën popullore rrufë.  Nis me teshtima, dhimbje fyti e temperaturë, por mund të përfundojë edhe në ftohje nëse nuk trajtohet siç duhet.

“Në këtë periudhë po shikojmë që ka më shumë katare stinore që janë për shkak të luhatjeve të temperaturës. Nuk duhet të neglizhohen. Ndoshta një ndihmë e lehtë me çajra, me lëngje, ose dhe diçka për të ulur temperaturën mund ta përdorim, por duhet kërkuara edhe ndihma e mjekut”, deklaroi pediatria Suzana Farrici.

Të vegjlit janë pacientët më të shpeshtë në qendrat shëndetësore, ku edhe në fundjavë fluksi i vizitave është i shtuar. Mjekët këshillojnë prindërit të mos përdorin antibiotike dhe të mos shkojnë në farmaci pa kryer konsultën me specialistin.

“Në viroza, antibiotiku nuk vepron, kështu që nuk ka nevojë ta përdorin atë dhe nuk duhet të drejtohen menjëherë në farmaci”, shton pediatrja.

Gripi ende nuk është izoluar për këtë vit, ndërsa në qendrat shëndetësore vijon të aplikohet vaksina për kategoritë më të rrezikuara, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani