Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lukashenko nuk dorëzohet, Televizioni Publik Bjellorus i bashkohet protestës

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 14:59 | Bota
Lukashenko nuk dorëzohet, Televizioni Publik Bjellorus i bashkohet

Stafi i Televizionit Publik në Bjellorusi i është bashkuar grevës kombëtare të nisur nga rizgjedhja e shumëkundërshtuar e Presidentit Alexander Lukashenko. Televizioni shfaqi materiale ritransmetim teksa punonjësit dolën jashtë në shenjë proteste kundër censurës dhe rezultatit të zgjedhjeve.

Të tjera aksione priten gjatë ditëve në vijim pas manifestimit të opozitës në fundjavë në kryeqytetin Minsk, në të cilin morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë. Kandidatja e pakicës, Sviatlana Tikhanovskaya, sugjeroi të emërohej presidente në detyrë dhe të rikthente normalitetin në vend, duke mundësuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar.

“Jam e përgatitur të marr përgjegjesitë dhe të veproj si lidere e kombit gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të sjell qetësidhe normalitet, liroj të burgosurit politik si dhe të përgatis anën ligjore e kushtet për të mbajtur një tjetër raund të zgjedhjeve presidenciale në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Tikhanovskaya.

Opozita organizoi greva dhe protesta pas shtimit të zemërimit të qytetarëve, të cilët u përfshinë në përleshje të dhunshme me policinë, si shkak i dyshimeve të forta për manipulim të votës së 9 gushtit. Por, Presidenti autoritar, i cili drejton Bjellorusinë prej shumë vitesh, vijon të rezistojë dhe i kërkoi mbështetësve të tij të mbrojnë vendin dhe pavarësinë.

Lukashenko drejton ish-shtetin e Bashkimit Sovjetik që prej vitit 1994, duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Ndërkohë, Kremlini njoftoi të dielën se Presidenti Vladimir Putin i ka ofruar Lukashenkos asistencë ushtarake për të vendosur rendin në Bjellorusi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani