Lumi i ngrirë “pushton” rrugët dhe banesat

Ujërat e ngrira të lumit Sent Kler (Saint Clair) në Miçigan, SHBA, kanë përmbytur banesat e banorëve të zonës, duke pushtuar oborret dhe vendet e parkimit, duke bërë që toka të duket si një pistë gjigante patinazhi. Niveli i ujërave është rritur ndjeshëm dhe autoritetet amerikane, por edhe ato kanadeze, po punojnë për të thyer akullin dhe largimin e ujërave nga banesat.