Macron humb shumicën, shkëputen 7 deputetë, krijojnë një parti të re

Partia e presidentit Emannuel Macron humbi shumicën parlamentare pasi disa anëtarë u shkëputën për të krijuar një parti të re.

“Ekologji, Demokraci dhe Solidaritet” do të quhet partia e formuar nga 7 ish deputetë të “La Republique en Marche”, dhe ish mbështetës të tjerë të presidentit. Prioritet i axhendës së saj do të jenë çështje e gjelbra dhe pabarazia sociale.