Maji më i shtrenjti për shqiptarët, inflacioni arrin shifrën rekord 6,7%
Jo vetëm për naftën, por shqiptarët po paguajnë dyfish edhe për ushqimet gjatë muajit maj. Pavarësisht rritjes, frutat dhe perimet janë ende të përballueshme për qytetarët, ndërsa shtrenjtimin më të fortë e kanë pësuar produktet e shportës. Sipas tregtarëve përgjatë këtij muaji ka patur një rritje tjetër prej 20 deri në 50 lekë në produktet kryesore si veza, qumështi, sheqeri, mielli dhe makaronat. Ndërkohë, një litër vaj luledielli apo misri kushton më shumë se një litër vaj ulliri, ku edhe pse në ofertë ai tregtohet deri në 445 lekë.