Majko: Situata e paparashikueshme, për reformat nuk negociojmë me deputetët “e rinj” por me liderët e partive

Pandeli Majko është personazh i veçantë i politikes shqiptare. Ish kryeministri flet qartë. Dhe po aq qartë duket kur për një çështje ai nuk ka dëshirë të thellohet. Në rastin e veprimeve të fundit të politikës shqiptare, dhe veçanërisht protestës që kulmoi me djegien e mandateve, kjo bezdi e brendshme vjen nga fakti që asnjë nga palët nuk di ekzaktësisht ku çojnë këto veprime.