Makina që nxjerr këmbët aty ku nuk bëjnë punë rrotat

Ndonjëherë, sado e mirë të jetë një makinë “fuoristradë”, ka ca vende ku as ajo nuk futet dot. Për të zgjidhur këtë problem, Hyundai ka bërë një shpikje që, me shpresë, do të jetë fitimprurëse.

Kompania koreano-jugore Hyundai ka prodhuar një model në miniaturë, të quajtur TIGER X-1, rrotat e të cilit, secila me nga një motor elektrik, shndërrohen në këmbë. Mjeti mund të udhëtojë si çdo makinë tjetër deri kur terreni ta lejojë, ndërsa për sipërfaqet më të vështira, këmbët shfaqen si me magji dhe bëjnë të mundur kapërcimin e pengesave.